Këshilltarët dhe Stafi

Si të bëheni një Këshilltar në FSY ose Anëtar i Stafit

Ne jemi në kërkim të të rinjve në moshë madhore që të kujdesohen për rininë gjatë javës së EPR, të cilët janë model i të jetuarit sipas parimeve të ungjillit.

Kërkesat

  • I ri/e re në moshë madhore
  • Denjësi për në tempull
  • Aplikantët meshkuj duhe të jenë Misionarë të Kthyer (data e kthimit të jetë përpara Mini-EPR)
  • Qëndrim të mirë si anëtar(e) i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
  • Dëshmi për ungjillin e rivendosur
  • Përvojë pune me rininë
  • Personalitet gjallërues
  • Përgjegjshmëri
  • Student(e) në Institut
  • Aftësi për të punuar mirë me bashkëpunëtorë
  • Aftësi për të motivuar dhe disiplinuar kur nevojitet
  • Mosha ndërmjet 20 dhe 30-vjeçare në ditën e parë të konferencës
  • Dashuri për rininë dhe për punën me ta
  • Rekomandim nga peshkopi/presidenti i degës
  • Përgatitje për të shërbyer plot një javë me gjumë të kursyer
  • Pjesëmarrje në sesionet trajnuese
  • Aftësi për të punuar me orë të gjata
  • Pajtim me standarded e EPR për veshjen dhe pamjen e jashtme

Detyrat:

  • Caktohet për grup me 8-14 të rinj të së njëjtës gjini me të
  • Përgjegjësi për mbarëvajtjen fizike dhe shpirtërore të çdo pjesëmarrësi gjatë programit gjithëjavor
  • Kërkohet mësimdhënie qoftë e rregullt, qoftë joformale
  • Të jetë shembulli i duhur i dishepullit të devotshëm të Jezu Krishtit

Aplikimet nga Këshilltarët

Ju lutemi të aplikoni me fotografi nëpërmjet internetit. Pak ditë më vonë, pasi aplikimi juaj të jetë shqyrtuar, do të merrni me postë elektronike një lidhës referues për formularin, i cili duhet të shtypet në letër dhe të nënshkruhet më pas nga peshkopi ose presidenti juaj i degës. Ai ose ju do ta dërgoni formularin e plotësuar në adresën e treguar, nëpërmjet postës së zakonshme.

Aplikimet përmes internetit mund të fillojnë në 1 janar të çdo viti dhe do të përfundojnë sapo një numër i mjaftueshëm këshilltarësh të kenë marrë thirrjen.

Pagesat

Këshilltarët nuk nevojitet të paguajnë për udhëtimin, ushqimin ose strehimin.

Video mbi Përgjegjësitë e Këshilltarëve

Për informim të mëtejshëm mbi përgjegjësitë e këshilltarëve, ju lutemi të shikoni këtë video.

Thirrja si Këshilltar

Ata të cilët janë përzgjedhur si këshilltarë për EPR, do ta marrin thirrjen e tyre me postë elektronike. Këto thirrje do të dërgohen duke nisur nga muaji shkurt i çdo viti, derisa të jetë gjendur numri i mjaftueshëm i njerëzve.

Aplikantët që nuk mund të përzgjidhen këtë vit, do të marrin po ashtu një mesazh me postë elektronike deri në maj.

Aplikantët që ende janë në Mision

Misionarët mund të aplikojnë si këshilltarë përmes internetit. Në vend të peshkopit/presidentit të degës formularin do ta nënshkruajë presidenti i misionit. Pas konfirmimit të thirrjes së tyre përmes postës elektronike, ata do të marrin informacion të mëtejshëm vetëm kur të kenë përfunduar misionin e tyre, në mënyrë që të mos pengohen në thirrjen e tyre të shenjtë si misionarë.

Që të marrë pjesë e të përgatitet, një misionar duhet të jetë liruar nga misioni i tij dhe kthyer në shtëpi përpara Mini-EPR (sesionit trajnues për EPR).

Kjo është një mundësi që u jepet vetëm atyre misionarëve që jetojnë në zonën e Evropës.